Buletin

Buletini i FSFE-së - shtator 2014

Shkruar nga  më  

Hyrje në Software-in e Lirë dhe çlirimin e kiberhapësirës

Liria e fjalës, liria e shtypit, liria e organizimit, liria e asociimit, dhe privatësia janë parakushte thelbësore për një Shoqëri të Lirë. Nëse një nga këto liri mungon, është e vështirë të ruhen të tjerat. Për një shoqëri, është e rëndësishme të mbrojë këto liri, veçanërisht kur merren parasysh ndryshime themelore, të tilla si ai i sjellë nga kudogjendja e kompjuterave. Ndryshime të tilla mund të kërcënojnë liritë e vjetra dhe të krijojnë nevojën për të reja. Kështu që tani liria e software-it është kyçe për shpërndarjen dhe baraspeshimin e pushtetit në shoqëri. FSFE-ja është e bindur se një shoqëri e lirë lyp liritë që vetëm Software-i i Lirë mund t’i ofrojë. Ja pse e mbrojmë Software-in e Lirë.

Në 2010-n, shkruam artikullin "Demokracia e ka të domosdoshëm Software-in e Lirë", ku u shpjegonim mesazhin e mësipërm politikanëve, në ceremoninë e dorëzimit të medaljes Theodor-Heuss akorduar FSFE-së. Falë ekipit të përkthyesve të FSFE-së, artikulli është i përkthyer në 15 gjuhë, dhe është përhapur gjerësisht.

Prej muajit të kaluar, mesazhi i rëndësisë së Software-it të Lirë përcillet edhe nga një video e shkurtër prej TEDx "Hyrje në Software-in e Lirë dhe çlirimin e kiberhapësirës" nga Richard Stallman. Një rrugë e përshtatshme për të ndërgjegjësuar të tjerët mbi domethënien e Software-it të lirë dhe pse ka rëndësi. Na duhen më tepër njerëz që e kuptojnë pse ka rëndësi Software-i i Lirë për një shoqëri të lirë, siç do ta tregojnë edhe një herë tjetër shembujt vijues.

Sllovakia ende i detyron përdoruesit të përdorin software jo të lirë

Në 2012-n -- falë ish-stazhierit tonë Martin Husovec -- FSFE-ja, tok me Institutin Europian Për Shoqërinë e Informacionit(EISi), u përfshi në një çështje kundër Autoriteteve Tatimore Sllovake. Siç shkruan shtazhieri i tanishëm i FSFE-së Matej Gera në blogun e tij problemi me autoritetet sllovake që i detyrojnë njerëzit të përdorin software jo të lirë vazhdon ende: sipas një rregulloreje të re në Sllovaki, personat që kanë tokë bujqësore dhe dëshirojnë ta shesin atë duhet së pari ta ofrojnë së pari në një faqe web të Ministrisë së Bujqësisë. Që të mund të bëni ofertën te faqja web e Ministrisë, duhet të përdorni software shtesë. Software-i në fjalë është pronësor dhe vetëm për Microsoft Windows, dhe kjo është e vetmja rrugë -- nuk bëhet dot në letër. Nëse do të përpiqeshit ta shisnit tojën ndryshe, do të shkelnit ligjin.

Kjo praktikë nuk është vetëm e papranueshme për përdoruesit e Software-it të Lirë, por edhe e paligjshme në Sllovaki. Që prej 2008-s, ka një rregullore të detyruar që u ndalon autoriteteve publike t’u kërkojnë përdoruesve të përdorin një sistem operativ të caktuar. Por sajti i Ministrisë qartazi nuk pajtohet me këtë rregull. Organizmi jofitimprurës sllovak EISi i dërgoi një letër Ministrisë së Bujqësisë, duke i bërë thirrje t’i japë fund kësaj praktike. Nëse nuk pajtohen me letrën dhe nuk do të furnizojnë një zgjidhje ndëroperative deri në tetor, EISi do t’i drejtohet gjykatës për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve sllovakë të software-it.

I detyruar nga Mundësuesi i Shërbimit Internet të përdorësh një hardware të caktuar

Nuk ka nevojë për shumë koment që në shoqërinë tonë, do të duhej të ishim në gjendje të zgjidhnim lirisht pajisjet teknike që përdorim në shtëpitë tona, ashtu siç zgjedhim orenditë ose libra e rafteve tona. Por përveç autoritetesh që na detyrojnë të përdorim software jo të lirë, FSFE-së i duhet të përballet edhe me kompani që duan të na detyrojnë të përdorim lloje të caktuar kompjuteri në shtëpi. Në këtë rast, një nga kompjuterët më të rëndësishëm: rrugëzuesin, i cili duhet të luajë rolin e një rojeje mes rrjetit tonë privat dhe internetit publik.

Në Gjermani, mundësuesit e shërbimit internet (ISP-të) i detyrojnë klientët e tyre të përdorin lloje të caktuar hardware për t’u lidhur në internet. Përdoruesit e pajisjeve alternative nuk janë në gjendje të lidhen në internet përmes shërbimit të këtyre ISP-ve. Tok me anëtarë të tjerë të bashkësisë së Software-it të Lirë, ekipi ynë gjerman shkroi disa komente për një nga këto raste dhe kemi biseduar me agjenci qeveritare, korporata dhe organizma të tjerë, lidhur me rrugëzuesit e detyrueshëm.

Meqë kjo temë qe mbuluar kryesisht për Gjermaninë dhe në Gjermanisht, anëtari i ekipit tonë gjerman, Max Mehl, i përmblodhi çështjet e këtij rasti dhe krijoi një kronologji të ngjarjeve më të rëndësishme që shpunë në këtë gjendje. Shpresojmë që me këtë informacion të mund të përkrahim të tjerë veprimtarë të Software-i të Lirë anembanë rruzullit, që mund të përballen me probleme të ngjashme.

Diçka krejt tjetër

Aktivizohuni: Përhapni fjalën mbi Ditën e Lirisë së Software-it

Më 20 shtator 2014, njerëz nga e gjithë bota kremtojnë Software-in e Lirë. Organizatorët prej Software Freedom International njoftuan se regjistrimi për veprimtaritë tani është i hapur. Për këtë ofrojnë një udhërrëfyes fillimi me ndihmëza dhe piketa rreth organizimit të ekipit të veprimtarisë suaj për DLS-në. Nëse organizoni një veprimtari, ose thjesht dëshironi të përhapni informacione rreth Software-it të Lirë në Ditën e Software-it të Lirë, mundeni gjithashtu:

Falënderime për krejt vullnetarët, Anëtarët Shok dhe korporatat dhuruese që bëjnë të mundur punën tonë,
Matthias Kirschner - FSFE