Buletin

Buletini i FSFE-së - maj 2015

Shkruar nga  më  

Një plan i fshehtë veprimi për Software të Lirë nga Komisioni Europian

Komisioni Europian ka botuar një version të ri të strategjisë së vet mbi përdorimin e brendshëm të Software-it të Lirë. FSFE-ja e ndihmoi Komisionin me të dhëna gjatë fazës së përditësimit dhe, teksa strategjia është në përgjithësi e ngjashme me versionin e mëparshëm, ka disa përmirësime.

Ndryshe nga versionet e mëparshëm, këtë herë strategjia shoqërohet nga një plan veprimi që synon vënien e tij në zbatim. Megjithatë, plani i veprimit nuk është publik, ndaj s’është e mundur të ndiqen përparimet e Komisionit në synimet e veta. Do ta mirëprisnim botimin e planit të vet të veprimeve nga ana e Komisionit.

Interpretime ligjesh që kufizojnë Software-in e Lirë në Zvicër

Synimi i FSFE-së është që software-i i zhvilluar me para taksash duhet të hidhet në qarkullim si Software i Lirë. Duke u bërë kjo, administrata publike do të forconte dhe stimulonte një treg të paanshëm TI-je.

Por në Zvicër hëpërhë ka paqartësi lidhur me zhvillimin dhe hedhjen në qarkullim të Software-it të Lirë nga kontraktorë publikë. Paqartësitë ridolën në pah pas zhvillimit dhe hedhjes në qarkullim të software-it “OpenJusticia” nga Gjykata e Lartë Federale Zvicerane. Këshilli federal tani dëshiron të shqyrtohet nëse botimi i Software-it të Lirë nga administrata federale mund të lejohet shprehimisht. FSFE-ja kërkon të sqarohet çështja, në mënyrë që software-i i financuar nga publiku të mund të hidhet në qarkullim ligjërisht dhe pa dykuptimësi si Software i Lirë.

63 veprimtari anembanë botës për Standardet e Hapura

Edhe këtë vit, vullnetarë nga e gjithë bota, të përkrahur nga organizma ndërkombëtare, si dhe nga politikanë dhe shërbime publike iu përgjigjën kërkesës sonë për liri të dokumenteve. Për Ditën mbarëbotërore të Lirisë së Dokumenteve u zhvilluar 63 veprimtari vendore në 31 vende në 4 kontinente. Lexoni raportin tonë për 2015-n që të njiheni me veprimtaritë politike, karikaturat dhe ilustrimet e reja, dhe hidhuni një sy fotove nga veprimtaritë, përfshi ato të tortave të shijshme DFD.

Diçka krejtësisht tjetër

Aktivizohuni: Kontrolloni reklamat e mbetura për software jo të lirë

Po bëjmë gati fushatën PDFreaders, dhe na duhet ndihma juaj që të matim suksesin e saj.

E nisur më 2009, qëllimi i FSFE-së qe të çliroheshim nga reklamat për lexues pronësorë PDF-sh. U përqendruam në sajte administratash publike, dhe mjaft vetë na ndihmuar të grumbullojmë të dhëna kontaktesh për më shumë se 2000 sajte publikë që i bënin reklamë software-it jo të lirë. Mjaft vetë na ndihmuan të lidhemi me administrata publike, qeveri të ndryshme u vunë në dijeni të problemit dhe botuan udhëzime. Deri sot dimë që 772 raste nga 2110 u ndreqën, që përbën një shkallë suksesi 36%.

Por për shumicën e vendeve nuk e kemi kontrolluar gjendjen këtu e disa muaj. Ndaj na duhet ndihma juaj për një raund përfundimtar. Kërkojmë vullnetarë që mund të na ndihmojnë të kontrollojmë sajte në gjuhë origjinale, duke ndjekur hap pas hapi udhërrëfyesin e dhënë në fund të postimit përkatës.

Faleminderit krejt vullnetarëve, anëtarëve shok dhe korporatave dhuruese që bëjnë të mundur punën tonë,
Matthias Kirschner - FSFE