Buletin

Buletini i FSFE-së - dhjetor 2015

më  

Nga FSFE-ja

Eurodeputetë në përkrahje të amendamenteve tona

Komisionet e Parlamentit Europian për Tregun e Brendshëm dhe Mbrojtjen e Konsumatorit (IMCO) dhe ai për Industrinë, Kërkimin dhe Energjinë (ITRE) botuan një raport të përbashkët, nismë e tyre, bazuar në Strategjinë e Komisionit për një Treg Dixhital Unik. Ekipi i FSFE-së për politikat e shqyrtoi raportin dhe ka propozuar ndryshime për të përfshirë standarde që janë të hapët, me natyrë minimale, dhe të sendërtueshëm me Software të Lirë, për të integruar kështu kontroll të përdoruesit mbi të dhënat e veta dhe për siguruar që reja e përbashkët unike mbi shkencën të sendërtohet me Software të Lirë si bazë të vetën.

Për raportin janë kërkuar më tepër se 1000 amendamente nga eurodeputetë, disa prej të cilëve i përkrahën vërejtjet dhe propozimet tona. Kjo flet për një rritje të ndjeshmërisë në parlament kundrejt rëndësisë së Software-it të Lirë në "punimin në re të kompjuterave", industrisë big data dhe standardizimit, si edhe në sektorin publik. Madje raportuesja fiktive Cornelia Ernst, gjatë fjalës së saj në takimin e përbashkët mes IMCO-s dhe ITRE-s, më 10 nëntor, theksoi nevojën për t’u marrë me Software-in e Lirë . Këtë muaj, më 14 dhjetor, parlamenti do të votojë për versionin përfundimtar të raportit.

Edhe pse raporti s’ka fuqi detyruese dhe Komisioni s’është i detyruar të ndjekë rekomandimet e parlamentit, fakti që amendamentet tona u përkrahën nga disa eurodeputetë është një hap i rëndësishëm. Veçanërisht në parlament, i cili është më pak mikpritës kur vjen fjala për çështje që lidhen me të drejtat dixhitale dhe Software-in e Lirë.

Gjermania miratoi ligj kundër rrugëzuesve të detyruar

Pas tre vjetësh lobimi intensiv nga FSFE-ja dhe organizma të tjerë, parlamenti gjerman, si dhe dhoma e dytë përfaqësuese, Këshilli Federal, miratuan një ligj kundër rrugëzuesve të detyrueshëm, dhe pro zgjedhjes së lirë të tyre nga përdoruesi. Ky është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së konsumatorit dhe konkurrencës së drejtë mes prodhuesve. Zgjedhja e lirë u jep përdoruesve edhe mundësinë të kujdesen për aspekte kritike, të tilla si siguria apo privatësia në pajisjen e tyre të parapëlqyer. Ligji do të hyjë në fuqi në mesin e 2016-s dhe do të shërbente si shembull për krejt Europën. Ne do të përkrahim ligjshmëri kudo që të jetë nevoja.

Sony Rootkit rishfaqet në titujt e shtypit 10 vjet më vonë

Në fund të Tetorit, FSFE-ja rikujtoi rreziqet që kufizimet teknike mbi teknologjinë sjellin për lirinë e gjithkujt të merret me pajisjet e veta. Prej kësaj, tema u rimor nga shtypi dhe të paktën një duzinë artikujsh nga disa emra të mëdhenj burimi përmbanin lidhje për te faqja e sajtit tonë me të dhëna të përgjithshme mbi FSFE-në. Ish-praktikanti ynë, Asa Ritz përmblodhi në blogun e tij mbulimin që patëm nga media.

Ç’kemi bërë tjetër?

Hidhuni Në Veprim

Nga bashkësia

Lajme të Mira Software-i të Lirë

Ky është buletini i fundit për 2015-n. Shumë faleminderit për vëmendjen. Buletini i ardhshëm do t’ju vijë në fillim të shkurtit 2016.

Me që ra fjala, ende po eksperimentojmë me rrugë dhe formate të rinj për buletinin tonë. Ju lutemi, mos ngurroni të na jepni përshtypjet te contact@fsfe.org.

Gëzuar Krishtlindjet dhe GNU-zuar Vitin e Ri!

Redaktorët tuaj Polina Malaja dhe Erik Albers FSFE