Buletin

Buletini i FSFE-së - maj 2017

më  

Daniel Pocock është përfaqësuesi i ri i Anëtarësisë Shok

Nga 10 deri më 24 prill 2017 FSFE-ja mbajti zgjedhjet e nënta të përvitshme për një përfaqësues të Anëtarësisë Shok që të përfaqësojë bashkësinë e FSFE-së dhe të Anëtarësisë Shok te Asambleja e Përgjithshme e FSFE-së. Asambleja e Përgjithshme përbëhet nga anëtarë të FSFE e.V. dhe është trupa ligjore e FSFE-së. Është përgjegjëse për planifikimin strategjik, punë të buxhetit, falje dhe shkarkime në Këshillin Ekzekutiv dhe të Përgjegjësit Financiar. Dhe fituesi i zgjedhjeve të sivjetshme është … Daniel Pocock!

Daniel Pocock doli i pari mes shtatë kandidatësh që garuan për postin, me një vetëpërshkrim brenda faqes tonë wiki për Zgjedhjet e Anëtarësisë Shok për 2017-n dhe duke marrë pjesë në platformë elektorale publike. Për fat të keq për paraqitje platformash elektorale qenë njoftuar dy data, por kartela regjistër është e lexueshme në internet për këdo që nuk arriti atëherë.

FSFE-ja do të donte të falënderonte Nicolas Dietrich-un, ish-përfaqësues i Anëtarësisë Shok për ndihmesën që ka dhënë dy vjetët e fundit dhe i uron mirëseardhjen Daniel Pocock-ut si përfaqësuesi i ri. Ju lutemi, shihini te blogu i tij përfundimet personale të Danielit.


Ndihmonani të fuqizohemi dhe sjellim një ndryshim gjatë 2017-s https://fsfe.org/join/nl2017-05


Ç’kemi bërë tjetër? Brenda dhe Jashtë FSFE-së

Ndihmonani të përmirësojmë buletinin tonë

Nëse ju kap syri diku lajme që mendoni se do të duhej t’i përfshinim, na i dërgoni. Nëse do të donit të na jepnit mendime, na i dërgoni. Adresa është gjithmonë newsletter@fsfe.org. Presim lajme nga ju!

Falënderime për krejt vullnetarët, përkrahësit dhe dhuruesit që bëjnë të mundur punën tonë.

Redaktorët tuaj, Erik Albers, Polina Malaja FSFE